Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev sot me rastin e Ditës së Pavarësisë vendosi lule në varrezat e ish-presidentëve të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski dhe në përmendoren “Çlirimtarët e Shkupit”.

Në përbërjen e delegacionit qeveritar ishin edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrja e Investimeve të Huaja, Zorica Apostollska.
Përveç delegacionit qeveritar, lule vendosën edhe delegacionet e kuvendit të Maqedonisë, kabinetit të presidentit shtetit, përfaqësues të korit diplomatik dhe qytetarëve.