Delegacioni qeveritar vendosi lule në varrin e Gligorovit

Një delegacion qeveritar të cili e kryesoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i shoqëruar nga ministri i angazhuar për përmirësim të klimës investuese për kompani vendore Zoran Shapuriq, dhe zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Dejan Pavlevski, ka vendosur lule në varrin e ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov.

Marketing

“Si president i parë i Republikës së Maqedonisë të pavarur dhe sovrane, Gligorov kishte rol kyç në procesin e pavarësimit politik të Maqedonisë dhe njohjes së saj ndërkombëtare”, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.

Edhe delegacioni i LSDM sot vendosi lule dhe bëri homazhe në varrin e presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligoov.

Gligorovi ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare në Shkup, më 1 janar të vitit 2012.