Demant i ministres së Financave, Nina Angelovska për lajmet e lidhura me “Eurostandard bank”

Ministrja e Financave, Nina Angelovska ashpër i përgënjeshtroi lajmet e rreme se ka marrë një depozit kursimi nga Eurostandard bank, pas informatës së marrë se banka do ta humb licencën për punë.

Marketing

Të gjitha ndryshimet e gjendjes pronësore së ministres janë paraqitur në mënyrë të rregullt në listën anketuese dhe i inkurajojmë gazetarët-hulumutes që t’i shohin datat e ndryshimeve të paraqitura. Potencojmë – ndryshimet janë bërë para një kohe më të gjatë dhe qartë mund të shihet se nuk kanë kurrëfarë lidhje me publikimin e djeshëm të Bankës Popullore.

Disa herë janë shpërndarë lajme të rreme në tentim që ta prishin autoritetin dhe reputacionin e ministres së Financave. Presim që mediat të cilat janë informatorë të qytetarëve dhe të cilat bartin përgjegjësi në situata të tilla, kur kanë shpërndarë informatë jo të konfirmuar dhe jo të saktë, të veprojnë me kohë dhe të njëjtën ta tërheqin, ndërsa në të njëjtën kohë i inkurajojmë që lirisht t’i kontrollojnë informatat nga Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK).

Ministria e Financave

Marketing