Demant nga Enver Bardhi me bashkëluftëtarët e UÇK-së ndaj shpifjeve të portalit maqedonas

Enver Bardhi së bashku me bashkëluftëtarët e tij demanton lajmin e portalit maqedonas Expres.mk i cili kishte bërë shpifje ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Marketing

Expres.mk sot në një prej shkrimeve të saj kishte në cak luftëtarët e UÇK të cilët i akuzoi si anëtarët të shoqatës vullnetare “Republika e Iliridës” ku sipas tyre kjo shoqatë nuk e njeh unitetin dhe kushtetutën maqedonase, ndërkaq përdorën një fotografi nga viti i kaluar të luftëtarëve të UÇK me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferin në kabinetin e tij, si provë gjoja se po kërkojnë publikisht zbatimin e idesë së tyre për themelimin e Republikës së Iliridës.
Mirëpo, Enver Bardhi për gazetën Koha u shpreh se ata nuk janë pjesë e kësaj shoqate ose ndonjë shoqate tjetër dhe se nuk kanë idenë se për çfarë shoqate bëhet fjalë, pasi në kabinetin e kryeparlamentarit kanë shkuar vetëm si shok të luftës që kanë qenë me z. Talat Xhaferit pa pasur ndonjë prapavi tjetër.

“Ne si pjestarë të UÇK-së në kabinetin e kryeparlamentarit kemi shkuar si shokë të tij, pra si miq të vjetër, për të ja uruar postin e kryeparlamentarit. Aty na priti kryetari i parlamentit, ndërsa në kuvend jemi future në bazë të rregullores së kuvendit, do me thënë duke i kryer të gjitha procedurat e nevojshme për tu futur brenda. Kemi biseduar, temë të veçantë nuk ka pasur përpos që ia kemi uruar postin. Ne i demantojmë të gjitha zërat që ne jemi aktivistë të disa shoqatave, pasi kjo nuk është e vërtetë sepse ne jemi vetëm ish pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”, thotë ish pjestari i UÇK- së, Enver Bardhi.

Më tëj Bardhi u shpreh se emërimi i Talat Xhaferit si kryetari i parlamentit ka qenë moment histortik pasi që për herë të parë në historinë e Maqedonisë kemi kryeparlamentar shqiptarë. “ Përsëri po e potencojë, se ne kemi shkuar vetëm ta urojmë sepse për ne ky ishte moment historik të zgjidhet një shqiparë kryeparlamentarë, ndërkaq fotografia të cilën e ka postuar portali maqedonas është edhe në llogarin time të fejsbukut që dëshmon se asgje nuk kemi pasur për të fshehur. Në vitin 2001 e kemi pas shansin të luftojmë për territor, mirëpo qëllimi ynë i luftës ka qenë për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni”, shton Bardhi. Enver Bardhi së bashku me bashkëluftarët e tij në fotografi janë nga qyteti i Shkupit dhe jo i Strugës siç e cek portal në fjalë.

Ky është linku i lajmit i cili u demantua :http://expres.mk/prvo-bea-primeni-vo-sobranieto-od-talat-sega-od-zaev-baraat-republika-ilirida/

Marketing