Demiri takohet me atasheun austriak, në fokus përfshirja e të rinjve në tregun e punës

Drejtori i APRMV-së, Abdush Demiri ka pritur sot në takim atasheun austriak për çështje bilaterale dhe marrëdhënie ndërkombëtare të politikës sociale, z.Herald Fuger.

Marketing

Ja statusi i Demirit:

Sot zhvillova një takim pune me atasheun austriak për çështje bilaterale dhe marrëdhënie ndërkombëtare të politikës sociale, z.Herald Fuger. Fokusi i takimit ishte krijimi i mundësive më të mëdha të përfshirjes së kategorive të rrezikuara dhe të rinjve në tregun e punës. Atasheu austriak Fuger vuri në dukje idetë e pasurimit të politikave të punësimit, në takim gjithashtu filloi një iniciativë e thellimit të bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë në fushën e avancimit të situatës në tregun e punës.

Marketing