Demolohet makina e zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së (FOTO)

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE, Dimçe Arsovski përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se mbrëmë është demoluar makina e tij.

Marketing

Ai me këtë rast ka thumbuar edhe autoritetet e rendit, duke thënë se tërë vitin nuk mund të kapin vrasës që janë me emër, e lëre më të kapin ndonjë që ka thyer xhaminë e makinës së tij.

“Lëre se nuk dini dhe nuk jeni të aftë të udhëhiqni shtetin, por edhe një xham të makinës nuk dini ta thyeni si duhet. Doja ta paraqisja rastin në MPB, por të shkretët nuk mund që tanë vitin të kapin vrasës që janë të njohur me emër, e lëre më të gjejnë ata që kanë thyer një xham”, ka shkruar Arsovski.