Demolohet tabela e re në tre gjuhë në Shkup

Është demoluar tabela e re, e cila dje u vendos në përmendoren qendrore në sheshin e Shkupit, në të cilën shkruhej se Aleksandri i Madh i takon historisë antike helene dhe është trashëgimi kulturore botërore. Incidenti ka ndodhur mbrëmë.

Marketing

Në tabelën e cila ishte në tre gjuhë, maqedonase, shqipe dhe angleze thuhej: Për nder të Aleksandrit të Madh, figurë historike, që i përket historisë dhe qytetërimit antik Helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historisë botërore. Këtu është paraqitur si luftëtari në kalë”.

Vendosja e këtyre tabelave bëhet në pajtim me marrëveshje me Greqinë, për çështjen e emrit.
Në pajtim me të, ka filluar edhe largimi i Diellit të Verginës nga objektet e institucioneve dhe pustetat në të cilat ka qenë.

Ndërsa një qytetar nga Manastiri, ka vendosur që t’i kthejë në kapakët e pusetave shenjën e Diellit të Verginës. Ai ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook.

Marketing