Dendias: I thellojmë marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

I thellojmë marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, por nuk do të tolerojmë paraqitje të harmonizimit jo të plotë dhe interpretim të drejtë të asaj për çka jemi marrë vesh, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në fjalimin e tij në Parlamentin grek, gjatë debatit të tij për buxhetin për vitin e ardhshëm, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Shefi i diplomacisë greke foli për të gjitha aspektet e politikës së jashtme të Greqisë, ndërsa sa i përket Ballkanit theksoi se vendi përsëri vendoset si shtet i fuqishëm dhe stabil evropian dhe si shtyllë e stabilitetit.

“Në mënyrë praktike e mbështesim perspektivën integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si bosht kryesor i politikës sonë. I thellojmë marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë, por duke bërë qartë të ditur se nuk do të tolerojmë paraqitje të harmonizimit jo të plotë dhe interpretim të drejtë të asaj për çka jemi marrë vesh”, tha Dendias.

Marketing