Dënimi i arbëreshit për ngritjen e flamurit në Ohër, ja çfarë thotë Talat Xhaferi

Shqiptari arbëresh dënohet me 1100 euro dënim dhe 5 vjet ndalesë në Maqedoninë e Veriut, vetëm pse shpalosi flamurin në Kalanë e Ohrit. Lidhur me këtë kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi dha vlerësimin e tij.

Marketing

“Në kontesktin e kohës është e gabueshme mënyra e tillë e dënimit të arbëreshit. Ka pasur mënyra tjera për të kaluar këtë rast sepse bëhet fjalë për aktivitetet kulturor.
Ata që kanë qenë nikoqir është dashur të dijnë rregullat, duke i lajmëruar institucionet përgjegjëse. Nuk e arsyetojë si veprim institucional.

Institucioni përkatës duhej të ishte më tolerant.”, theksoi Talat Xhaferi për Klik Plus në TV21.

#ClickPlus Xhaferi flet për vendosjen e flamurit shqiptar në Kalanë e Ohrit

Publiée par TV21 sur Lundi 29 avril 2019

Marketing