Dënimi i UEFA për Man City, De Bruyne do të ketë humbje të mëdha

MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 29: Kevin De Bruyne of Manchester City reacts during the Premier League match between Manchester City and Sheffield United at Etihad Stadium on December 29, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Dënimi i UEFA për skuadrën e Manchester City do ta ndikojë shumë edhe yllin belg të kësaj skuadre, De Bruyne.

Marketing

Kevin De Bruyne mund të humbë 2.5 milionë funte nga paratë shtesë që merr aktualisht, pas ndëshkimit që ndërmori UEFA në dëm të Manchester Cityt gjatë ditës së premte.

Klubi anglez është përjashtuar nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme, kështu që edhe për belgun pritet të ketë humbje në pagë.

Mesfushori belg në rast kualifikimi të ‘Citizens’ në Ligën e Kampionëve do të merrte 1.5 milionë euro bonus, kurse në rast triumfi në këtë kompeticion shuma do të rritej edhe më shumë.

Pas skandalit që u publikua pak ditë më parë, 28-vjeçari do të pësojë humbje në pagën e tij për dy sezonet e ardhshme.

Kriza aktuale te Man City mund të bëjë që belgu edhe të konsiderojë largimin nga ‘Etihad’në fund të këtij sezoni.

Marketing