Një suedez u dënua sot me tetë vite burg pas kërcënimeve me vdekje të disa ministrave të shtetit skandinav dhe dërgimit të një letre me përmbajtje pluhuri të dyshimtë në adresë të një kompanie britanike.

Gjatë verës së 2017 burri kishte dërguar në adresë të shtëpisë së tyre një zarf që përmbante pluhur të bardhë dhe kërcënime ndaj 21 anëtarëve të qeverisë suedeze, përfshirë kryeministrin Stefan Löfven, të zgjedhurve lokalë dhe personaliteteve nga bota e kulturës.

Megjithëse pluhuri rezultoi i parrezikshëm, agresori kërkonte të përhapte frikë dhe të ushtronte presion ndaj shoqërisë, që përbën një rrethanë rënduese, vlerëson Gjykata e Apelit të Stokholmit.