Departamenti i Shtetit: Dallimet fetare në Maqedoni ende figurojnë nëpër labirintet gjyqësore

Departamenti amerikan i Shtetit mbrëmë e publikoi raportin vjetor për liritë fetare për vitin 2017, në të cilin në pjesën për Maqedoninë ceket se dallimet fetare vazhdojnë të figurojnë në procese penale dhe qytetare gjyqësore.
Më pas, Departamenti i Shtetit e noton procesin e prësëritur kundër peshkopit Jovan Vranishkovski.

Marketing

“Gjykata themelore Shkup vitin e kaluar e dënoi Vrnaishkovskin, arqipeshkv i Arqipeshkvisë së Ohrit, për larje parash. Peshkopi u dënua me shtatë muaj burg. Gjykata, gjithashtu, urdhëroi konfirskim të tokës të AO në vlerë prej 140 mijë eurove, që më vonë edhe u krye”, ceket në raport. Janë notuar edhe ankimet nga Bashkësia fetare islame në Maqedoni. për atë se në fshatin Lazhec dhe në Kriva Pallankë po bëhen bllokime për ndërtimin e xhamive nën presion nga banorët lokalë, të cilët e kundërshtojnë ndërtimin. BFI, gjithashtu, është ankuar se autoritetet vazhdojnë ta bllokojnë rikonstruimin e xhamisë në Prilep, e djegur gkatë konfliktit të vitit 2001.

Në raportin për vitin 2017 ceket edhe se Kisha ortodokse e Maqedonisë është ankuar se komuna e Strugës ende nuk ka sjellur vendim për ndërtimin e kishës ortodokse në fshatin Belicë dhe se komuna e tetovës ka refuzuar të ndërtojë rrugë deri te kisha e qytetit. Në raportin e Departamentit të Shtetit më tutje ceket se ambasadori amerikan dhe përfaqësues të tjerë të ambasadës patën tkaime me përfaqësues qeveritarë dhe parlamentarë, bashkësi fetare dhe organizata nga shoqëria qytetare, me të cilët diskutuan për çështje lidhur me lirinë fetare, njofton Koha.mk.

Departamenti i Shtetit dje festoi 20-vjetorin e miratimit të Ligjit për liri ndërkombëtare fetare. Prej atëherë çdo vit parashtrojnë raporte në Kongresin amerikan për mbështetje të lirive dhe të drejtave fetare të qytetarëve nëpër botë, për të cilat SHBA-ja është mbrojtëse e madhe. Me rastin e përvjetorit, sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo këtë verë do të jetë nikoqir i këshillit ministror për mbështetje të lirive fetare ku do të tubo0hen liderëf etarë. aktivistë për të drejta të njeriut dhe shoqëria civile nga e mbarë bota