Departamenti i Shtetit shpreson për sukses në referendum

Në vigjilje të vizitës së sotme në Maqedoni të Wes Mitchellit, ndihmës-sekretarit shtetëror për Evropën dhe Euroazinë, Departamenti amerikan i Shtetit shfaqi shpresë për sukses në referendum dhe sërish e përmendi rëndësinë historike të Marrëveshjes së Prespës.

Marketing

Në një deklaratë për MIA-n, zëdhënësi theksoi se Departamenti i Shtetit theksoi se implementimi i Marrëveshjes me Greqinë do të mundësojë që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s si Maqedonia Veriore.

“Kjo do ta lehtësojë hapjen ne bisedimeve për anëtarësim në BE, me çka do të kenë dobi dy vendet, e ajo është përforcimi i sigurisë rajonale dhe nxitja e zhvillimeve”, qëndron në kumtesën dërguar MIA-s.

Më tej, nga Departamenti i Shtetit edhe një herë përsëritën se e mbështesin Marrëveshjen historike të Prespës dhe e vlerësojnë lartë vizionin e shprehur, inkurajimin dhe këmbënguljen e kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Në Shkup sot vjen ndihmës-sekretari shtetëror për Evropën dhe Euroazinë, ndërsa për fundjavën është caktuar vizitën edhe e sekretarit shtetëror për mbrojtje, James Mattis. Dy të ftuarit e lartë amerikanë vijnë që të shprehin mbështetje të qartë për referendumin e ardhshëm dhe për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO.

Nga Shkupi, Mitchell do të udhëtojë në Athinë, ndërsa para se të vijë në Maqedoni ishte për vizitë në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Marketing