Depay transferohet te Barcelona vetëm me një kusht

9:09 | 14 Maj 2021

Marketing

Sipas Marca, Memphis Depay do të bashkohet me FC Barcelona nëse Ronald Koeman është ende në postin e trajnerit.

Trajneri katalanas kishte bërë tashmë gjithçka për të rekrutuar kapitenin e OL verën e kaluar, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Barcelona dhe Lyon në atë kohë nuk kishin gjetur një gjuhë të përbashkët, por tani gjërat kanë ndryshuar.

Depay pritet të largohet si një agjent i lirë dhe marrë parasysh buxhetin e Barcelonës, ky do të ishte një transferim i jashtëzakonshëm.

Holandezi është i gatshëm që të ulë pagën e tij vetëm e vetëm që të bashkëpunojë me trajnerin Ronald Koeman./Lajmi.net/

Marketing