Më shumë se tre vjet deponia mesë Glogjës dhe Debroshtit në komunën e Tearcës, nuk po gjen zgjidhje, e madje ajo dita ditës por rritet dhe po sjellë probleme për banorët e kësaj komune.

Deponia e krijuar mesë fshatit Gllogjë dhe Debrosht vazhdon edhe më tej të jetë prezent pas vërshimeve të vitit 2015, ku bashkërisht komunat sollën një vendim që të gjitha prurjet që sollën vërshimet ti sjellin në këtë vend.

Nga ana tjetër edhe për kundër premtimeve të shumta nga kreu i komunë së Tearcës Isen Asani, dhe nga pushteti qendror se kjo deponi shumë shpejtë do të rrafshohet, do të rregullohet nga ana tjetër vazhdon edhe më tej të sjell rrezik për banorët e kësaj komune.

Banorët kërkojnë urgjentisht pastrimin dhe rregullimin e kësaj deponie pasi sipas tyre, tani kur temperaturat janë të larta egziston frika e përhapjes së ndonjë epidemie.

“Sigurisht nuk qëndrohet as kund, nuk ,mund të dalësh as në bahçe as gjë pengës më e madhe nuk ka. Pikë e parë duhet të marrin masa të vinë të vizitojnë të shohin të vinë këtu pakë të rinë afër pakë të shohin ç’far ere vinë”, u shpreh një banor.

“Unë e kamë informuar kryetarin e komunës para tre viteve kur erdhi lumi i Porojit , unë kamë pronë private është e mbushur nga atëherë kamë informuar edhe ministrin e ambientit dhe nuk kanë marrë as një lloje mase. Për momentin nuk hedhën vetëm fshati jonë por shumë fshatra tjerë hedhin mbeturinat. Urgjentisht me marrë masa me pastruar atë”, theksoi një banor.

Kryetari i kosomunës thot se në bashkëpunim me minsitrinë e ambientit zgjidhja është çështje ditësh.

“Ne në bashkëpunim me ministrin e ambientit jetësor jemi në fazën e finalizimit të shpalljes së tenderit për mbylljen e deponi që është krijuar pas vërshimeve. Bëhet fjalë për deponin mes dy fshatrave Gllogjë dhe Debrosht,dhe nga kjo javë presim nga ministria e ambientit jetësor që të shpallet tenderi për mbylljen e deponisë së në fshatin Glogjë dhe Debrosht”, theksoi kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani.