Deputetë javën tjetër do të vendosin për Ligjin për Prokurori dhe shkarkimin e Janevës

Nga e hëna pritet që të vazhdohet seanca parlamentare për ligjin e prokurorisë publike i cili do të zgjidh statusin e ardhshëm të Prokurorisë speciale, dhe në procedurën parlamentare duhet të hyjë edhe raporti për shkarkimin e prokurores speciale Katica Janeva.

Marketing

Pushteti dhe opozita ende nuk janë pajtuar në tërësi rreth ligjit për prokurorinë publike, sidomos problem përbën statusi i lëndëve të PSP-së, siç njoftoi ministrja e drejtësisë Renata Deskoska.

Nga LSDM janë optimist dhe shpresojnë që do të mblidhet dy e treta e shumicës parlamentare. Sipas tyre zgjidhja më e mirë e dëshirueshme është që ligji të votohet me konsensus në seancë parlamentare, e cila pritet që të mbahet me 10 shtator. Burime të larta nga partia për Nova.tv thonë se ka gjasa të mëdha që të arrihet marrëveshje me opozitën.
Deri më tani nuk ka informacione se a do të ketë konsultime mes grupeve punuese në pushtet dhe opozitë gjatë vikendit për përshtatje të qëndrimeve.

Nga LSDM thonë se nëse nuk arrihet marrëveshje atëherë Këshilli për prokurorë publik në përputhje më ligjin do të duhet të zgjedh ushtrues detyre për prokurorinë speciale, dhe nuk përjashtohet mundësia për mbajtjen e takimit të liderëve.

Marketing