Deputetët do të diskutojnë për njohjen reciproke të patent shoferëve me Kosovën

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë mbledhjen e 98-të, në të cilën duhet të shqyrtohen 26 propozim ligje dhe raporte vjetore.

Marketing

Deputetët duhet ta ratifikojnë Marrëveshjen mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për njohje reciproke të patent shoferëve.

Në rend dite, mes tjerash, janë edhe propozim ligjet për ndryshim të Ligjit për rrogë minimale, të Ligjit për punësimin dhe sigurimin në rast të papunësisë dhe të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar.

Në mbledhje duhet të shqyrtohen edhe disa raporte vjetore të komisioneve shtetërore, drejtorive, Agjencive, Këshillit gjyqësor dhe Avokatit të popullit.

Marketing