Deputetët do të transmetojnë përvoja nga vizita studimore në SHBA

ë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet takim pune i deputetëve për transmetimin e përvojave nga SHBA-ja për instrumentet ligjvënëse për luftë kundër korrupsionit dhe etikës së personave të emëruar dhe të përzgjedhur në nivel qendror dhe lokal.

Marketing

Fjalim përshëndetës do të kenë Goran Miskovski, nënkryetar i Kuvendit dhe Oven Paun, drejtor rezident i Institutit republikan ndërkombëtar (IRI) dhe Ilina Mangova, zëvendëdrejtoreshë e IRI-t.

Siç është paralajmëruar, në takimin e punës do të transmetohen përvojat nga vizita studimore e SHBA-së “Mjete ligjvënëse për luftë kundër korrupsionit për përmirësimin e zhvillimit ekonomik”.

Pritet që fjalime të kenë Misovski, Artan Grubi, kryetari i Komisionit për çështje evropiane, Liljana Kuzmanovska, kryetare e Komisionit për financim dhe buxhet, si dhe Marija Sazdevski Vangelovski, menaxhere e programit të IRI-t.