Deputetët europianë të gatshëm për rinegocionim me Britaninë

Britain's Prime Minister and Conservative party leader Boris Johnson speaks during a general election campaign rally in East London on December 11, 2019, the final day of campaigning for the general election. - Britain will go to the polls tomorrow to vote in a pre-Christmas general election. (Photo by Ben STANSALL / AFP) (Photo by BEN STANSALL/AFP via Getty Images)

Deputetët europianë u shfaqën të gatshëm sot të rinegociojnë marrëdhënien e ardhshme me Britaninë e Madhe, pas fitores së kryeministrit, Boris Johnson, në zgjedhjet parlamentare, që i hapën rrugën realizimit të Brexit më 31 janar.

Marketing

“I kemi përcaktuar pritshmëritë tona. BE është e gatshme për fazën tjetër. Ne do të rinegociojmë një marrëveshje tregtare që do të nivelojë fushën e lojës”, u shpreh presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, në ditën e dytë të samitit europian në Bruksel.

Europianët do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë integritetit të tregut të brendshëm dhe do të kujdesen që marrëdhënia e ardhshme të garantojë një lojë të barabartë ndërmjet dy palëve.

Boris Johnson është sot njeriu i fuqishëm i Britanisë së Madhe, pas triumfit të tij në zgjedhjet parlamentare, që i mundësojnë të mbajë premtimin e tij për ta nxjerrë vendin nga BE më 31 janar. Liderët europianë do të udhëzojnë negociatorin e Komisionit Europian për Brexit-in, Michel Barnier, për të negociuar këtë marrëdhënie të ngushtë tregtare me Britaninë e Madhe.

Marketing