Deputetët kthehen nga pushimet, Ligji për Prokurorinë Publike hyn në procedurë parlamentare

Deputetët janë rikthyer nga pushimet verore, duke i pritur punime dinamike në Kuvend, për shkak se në procedurë janë një mori ligjesh, por sot pritet të hyjë në procedurë parlamentare edhe Ligji për Prokurorinë Publike. Ky ligj është i rëndësishëm dhe meqë është me flamur evropian ai duhet të miratohet me procedurë të përshpejtuar deri nga mesi i shtatorit, pasi që kjo varet nga vendimi i BE për dhënien e datës për Maqedoninë e Veriut për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Marketing

Për këtë ligj po zhvillohen bisedime mes grupeve të punës të LSDM dhe VMRO-DPMNE, dhe se është i domosdoshëm kompromisi për të siguruar dy të tretat e votave, por në mbledhjen e fundit nuk ka pasur kompromis për të finalizuar marrëveshjen.

LSDM kërkon që Prokuroria Publike Speciale të bëhet pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme, por duke ngelur edhe të punësuarit e deritanishëm, ndërsa këtë të fundit e refuzon VMRO-DPMNE. Ajo kërkon që prokurorët e Speciales duhet të rikthehen në vendet e mëparshme të punës.

Marketing