Deputetët mbështetën nevojën për ndryshimin e ligjit për pensionim

Nevoja për ndryshime në ligjin për pensionim mori mbështetje në Komisionin e Punës dhe Politikës Sociale. Megjithëse askush nuk votoi kundër, VMRO DPMNE tha se pensionimi i detyrueshëm në moshën 64 vjeç është vetëm një mbulesë, e cila do të mbushë administratën me ushtarë partiak, pa bërë analizë nëse fondi pensional mund ta përballojë këtë.

Marketing

Po bëhet partizanizim masiv i institucioneve në Maqedoni dhe se ky ligj ka për qëllimin vetëm të lirojë vende pune shtesë që të punësohen pasuesit e partive LSDM dhe BDI – tha Brane Petrusevski – Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Për pushtetin, zgjidhja e re ligjore do të hapë rrugën për punësimin e të rinjve me lirimin e vendeve të punës, ndërsa analizat tregojnë se fondi pensional mund ta përballojë këtë barrë”

Synimet janë pozitive, të ndershme dhe transparente dhe nuk ka asgjë të fshehur në të. Unë si përfaqësues i partisë së pensionistëve dua të them se ky ligj ka mbështetje të parezervë, sepse konsiderojnë se është njerëzor, nuk ka asgjë partiake, ligji është i barabartë për të gjithë – u shpreh Ilija Nikollovski – Deputet i pensionistëve.

Sipas propozim-ligjit, dalja në pension do të jetë e detyrueshme për të gjithë ata që do të arrijnë 64 vjet dhe 15 vjet stazh. Përjashtim do të ketë vetëm për personelin mjekësor dhe personelin e arsimit të lartë, të cilët do të mund të vazhdojnë punën./Alsat-M

Marketing