Deputetët përkojnë përfitime shtesë nga posti i deputetit

Një grup deputetësh, ndër të cilët edhe ata të pavarur të VMRO-DPMNE-së, kërkojnë që përfitimet e deputetit t’u vazhdojnë edhe pas mbarimit të mandatit. Sipas Tv Telma, ata presin që pas mbarimit të mandatit të kenë një vend pune në shërbim shtetëror.

Marketing

Tani për tani deputetët tentojnë t’i ikin çdo deklarimi për detaje plotësuese deri sa ligji nuk përputhet me atë që thotë Qeveria. Në vitin 2005 u votua një Ligj që mundëson pensionimin e deputetëve me 25 vite stazh dhe 55 vite moshë, kurse deputetet me 25 vite stazh dhe 53 vite moshë. Ligji duhej të përfshinte të gjithë deputetët, pra që nga përbërja e parë, mirëpo Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa nene kontestuese.

Marketing