Deputetët përleshen në parlament për mishin e derrit ( Video)

Parlamenti në Tajvan është kthyer në një arenë përleshjesh mes deputetëve, të cilët protestuan kundër vendimit të qeverisë për importin e mishit të derrit nga SHBA.

Marketing

Deputetët e partisë opozitare, Kuomintang (KMT), e mbushën dyshemenë e parlamentit me mish derri. Ndërsa, nuk munguan edhe përplasjet fizike ndërmjet të pranishmve në sallë.

Kjo erdhi pasi qeveria lejoi importin e të gjitha produkteve të mishit të derrit nga SHBA. Gjithashtu lejimi i importit do të ndikonte edhe në prodhimin vendas.

Nuk është hera e parë që parlamenti i Tajvanit është kthyer në arenë përleshjesh. Në korrik të këtij viti, një tjetër përleshje ndodhi mes deputetëve pas nominimit për kreun e një vëzhguesi të lartë të qeverisë.

https://a2news.com/wp-content/uploads/2020/11/tajvan.mp4?_=1