Deputetët e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë prej 1 gusaht deri më 20 gusht janë në pushim vjetor. Por, ato pas 20 gushtit i pret shumë punë.

Pas pushimeve pushimeve verore duhet të pritet që Kuvendi t’i zgjedhë anëtarët e disa komisioneve të shkallës së dytë të cilat kanë mbetur pa njerëzit e tyre të parë pas shkarkimit të tyre, por gjithashtu edhe të zgjidhet drejtori i APT-as.

Në muajin shtator pritet të finalizohen ndryshime të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në takim në kuadër të procesit Zhan Mone në të cilin duhet të marrin pjesë edhe tre eurodeputetë.

Këto ditë duhet të përfundojë edhe procedura për përcaktimin e projeksioneve për buxhetin e Kuvendit për vitin e ardhshëm. Në gjysmën e parë të vitit Kuvendi ka pasur 57 seanca prej të cilave dhjetë nuk kanë përfunduar.