Deputetët sot shkojnë në Shutkë

Një grup deputetësh të Komisionit anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit sot do të realizojnë vizitë zyrtare në burgun e Shutkës në Shkup.

Marketing

Në këtë grup deputetësh janë: Fadil Zendeli, Mirsada Emini – Asani, Trajço Dimkov, Panço Minov dhe Sllagjana Mitovska. Në delegacion do të jenë edhe drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sansksioneve, Jovica Stojanoviq si dhe përfaqësues të NDI dhe Komitetit të Helsinkit.

Grupi është formuar pas vërejtjeve të Komisionit Evropian për gjendjen në burgjet e vendit, por edhe vërejtjet nga opinionet e brendshme.

Marketing