Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Abdulla Saliu gjatë kthimit të tij nga Kosova është përpjekur që ta kalojë rendin për shkak se ka pasur radhë të gjata të automjeteve.

Për rastin sot pasdite njoftuan edhe nga Ministria e Punëve të brendshme. Ata thonë se policëve ai u ka thënë “askund nuk pres rend, edhe këtu nuk do të pres”.

“Më 27.02.2021 në ora 18:25 në vendkalimin kufitar “Bllace”, A.S (60) nga Shkupi, i cili është paraqitur si deputet dhe i cili ka qenë me familjen e tij në automjetin e tij, me zë të lartë ju ka drejtuar policëve me arsyetimin se ai askund nuk pret rend dhe se edhe këtu do do të presë rend”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Deptueti Saliu për rastin tha se ka kërkuar të kalojë më shpejt për shkak se ka pasur pasaportë diplomatike dhe se policia dhe dogana kanë qenë të ashpër me të.