Deputeti i LSDM-së: Pjesëtari i sigurimit të Gruevskit e vrau të riun Martin Neshkovski

Deputeti i LSDM-së, Konstandin Acevski ka folur sot për vrasjen e të riut Martin Neshkovski. Sipas tij, dëshmohet se pjesëtari i sigurimit të Gruevskit ishte vrasësi.

Marketing

“Ajo që tregon incizimi i gjatë të publikuar të bisedës midis Gruevskit dhe Jankulovskës. Vetëm konfirmon atë që opinioni tashmë e di shumë mirë. Nikolla Gruevski e detyroi Gordana Jankullovskën që të gënjejë se vrasësi nuk ishte pjesë e sigurimit së tij”, ka deklaruar sot deputeti i partisë në pushtet.

Edhe pasi që mediat zbuluan rastin, ish-pushtetarët i kapi kap paniku. “Së bashku ata po bënin plan për ta fshehur, opinioni nuk e dinte të vërtetën dhe organizuan spektakël të mediave ashtu si me Ljube Boshkovskin”, tha Acevski. Ai ka thënë se Gruevski do të paditet për këtë veprim.

Marketing