Deputeti më i pasur në Kuvendin e ri është nga radhët e BDI-së, ja emri!

Në listën e deputetëve më të pasur në përbërjen e re kuvendore i parti është deputeti i BDI-së, Naser Nuredini, i cili deri tani ishte Ministër i ekologjisë. Vlera e përgjithshme e pasurisë së tij dhe prindërve të tij është 1 milion e 970 mijë euro. Nga pasuria personale, ai posedon banesë në Austri 148 katrorë, që kushton një milion euro, pastaj investime në fonde në vlerë prej 140 mijë eurove dhe depozitë prej 90 mijë eurove në bankë, si dhe një kredi 12 mijë euro.

Marketing

Në emër të prindërve në fletën anketuese ka përmendur edhe pasurinë e prindërve të tij që posedojnë shtëpi në fshatin Kamjan, Bogovinë dhe banesë në Tetovë, si dhe një veturë BMW X5, raporton Radio Evropa e Lirë .

E dyta në listë është deputetja e LSDM-së, Milla Carovska, për momentin zëvendës kryeministre për çështje ekonomike. Ajo është ndër të rrallat që në fletën anketuese ka përfshirë edhe pasurinë e familjes më të gjerë, respektivisht pasurinë e prindërve dhe vëllaut. Me çka pasuria e përgjithshme e saj arrin vlerën 1.5 milionë euro

Menjëherë pas saj është ministri aktual i kulturës, Hysni Ismaili, i cili fitoi mandat deputeti në njësinë zgjedhore numër 6. pasuria e tj bashkë me pasurinë e prindërve dhe bashkëshortes arrin 1.4 milionë euro.
Pasuri jashtë Maqedonisë përveç Nuredinit dhe Carovskës (Austri dhe Kanada) posedojnë edhe katër deputetë tjerë.

Ministri aktual i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov posedon banesë në Hagë të Holandës, si pasuri të përbashkët. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në fletën anketuese ka paraqitur se fëmijët e tij posedojnë banesë në qytetin Ahme të Gjermanisë.

Kryetari i BDI-së ka paraqitur tokë bujqësore prej 700 katrorëve në Shqipëri, kurse Enis Ibrahim ka paraqitur se vëllai i tij posedon lokal afarist në Stamboll, Turqi.

Në listën e deputetëve të pasur bëjnë pjesë edhe Ismail Jajoski i BDI-së dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi,m të cilët kanë paraqitur pasuri në vlerë prej rreth 500 mijë eurove.

Pasuri në vlerë prej rreth 500 mijë eurove më herët kanë paraqitur edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, nënkryetarja Radmilla Shekerinska dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka paraqitur pasuri familjare në vlerë prej 440 mijë eurove, kryetari i Aleancës, Zijadin Sela në vlerë prej 143 mijë eurove, kurse kryetari i Alternativës, Afrim Gashi pasuri në vlerë 58 mijë euro./REL

Marketing