Deputeti meksikan shokon me një deklaratë ndaj grave: Mendoni para se të hapni këmbët

Një kongresmen meksikan nga shteti i Pueblas tha se gratë që nuk duan të ngelin shtatzënë duhet të mendojnë dy herë para se të hapin këmbët e tyre.

Marketing

Komentet nga Hektor Alonso Granados, të bëra gjatë një interviste live në internet, kanë ngjallur reagime nga grupe të grave dhe disa anëtarë të partisë së tij politike, Lëvizja Rigjeneruese Kombëtare (MORENA), si racizëm në bazë gjinore.

MORENA po shikon mundësinë që të largojë Granados, i cili njihet si kundërshtar i abortit, nga posti i tij.

Një debat i madh është ngjallur në Meksikë nëse duhet që dekriminializohet aborti. Granados thotë që një fetus është njeri i gjallë kur i bën 10 javë.

Ligjet e Pueblas thonë që çdo grua që bën abort pas 12 javëve shtatëzani duhet të përndiqet penalisht.

“Feministët duan që mjekët, infermierët etj.. të paguajnë për aktivitete e tyre të papërgjegjshëm seksual”, tha Granados.

Granados thotë që ai nuk është seksist pasi që ai ka nënë, grua, vajzë, mbesë.

Ai gjithashtu shtoi se nuk do të jap dorëheqje, dhe ka potencuar se është zgjedhur për katër mandate dhe ka detyrim të përmbushë edhe këtë mandat.

Marketing