Deputeti Memedi zbuloi si erdhi deri te interpretimi i himnit shqiptar në Kuvend më 27 prill

Deputeti i RDK-së Vesel Memedi në gjyq sot dëshmoi se si erdhi deri te interpretimi i himnit shqiptar në Kuvend më 27 prill.

Marketing

Ai tha se pas momentit kur Krsto Mukoski këndoi himnin maqedonas, dy deputetët e BDI-së Artan Grubi dhe Xhevat Ademi u paraqitën për fjalë. Pas tyre u paraqit deputeti i partisë BESA Zekirija Ibrahimi, i cili këndoi himnin shqiptar. Megjithatë, kryetari i seancës, Trajko Veljanovski, i dha fjalën Ibrahimit, i cili doli dhe këndoi himnin.

‘Edhe pas 10 vjetësh të më pyetni, unë do të them se ishte skenar. Qartë e pash se Artan Grubi dhe Xhevat Ademi kërkuan fjalë para anëtarit të BESA-s. Dhe së dyti, kur këndoi himnin, deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan nga të tjerët “heshtje” në mënyrë që himni shqiptar të dëgjohej jashtë. Kështu që unë jam i bindur se ky ishte skenar – deklaroi Memedi.

Marketing