Deputeti Mikullovci imiton Kadri Veselin (Video)

Mënyra e shpejtë e leximit të projektligjeve para votimit nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë që të reagojë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci.

Marketing

Ai ka zgjedhur imitimin që t’ia bëjë me dije Veselit se po lexon shumë shpejt, njofton Klan Kosova.

“Epo fola zoti kryetar sikur ju, shumë shpejt po lexoni, s’po ju kuptojmë, s’po e di çka po votoj”, kanë qenë fjalët e Mikullovcit i cili me profesion është aktor.
Pas kësaj Veseli është dukur si në habi duke menduar se bëhet fjalë diçka për shëndetin e Mikullovcit dhe më pas ka shpërthyer në gaz, duke marrë parasysh vërejtjen e deputetit të Vetëvendosjes.

Momenti kur deputeti Adem Mikullovci imiton kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli (VIDEO)

Momenti kur deputeti Adem Mikullovci imiton kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli (VIDEO)

Publiée par Klan Kosova sur Lundi 4 juin 2018