Deputeti shqiptar “shkrihet” pas Zaevit, i jep meritat për anëtarësim në NATO

Deputeti shqiptar në partinë e LSDM-së, Muhamed Zekiri i ka thurur lavde ish-kryeministrit, Zoran Zaev.

Marketing

Sipas tij, Zaev është njeriu kryesor për anëtarësimin e shtetit të tyre në NATO.

“Me njeriun me meritor qe sot jemi pjese e NATO-s #ZoranZaev”, ka shkruar ai.
Ndryshe, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se dje, Maqedonia u anëtarësua në NATO.
Ai ka deklaruar se atij i është heçur një barrë nga shpatullat dhe po ndihet i plotësuar, pas votimit të protokolit për anëtarësim në NATO në Kuvend.

Ahmeti shtoi se “më në fund jemi në shtëpi, aty ku e kemi vendin, aty ku përkasim, aty ku deshëm të gjithë bashkë të jemi”.

Marketing