Deputeti slloven jep dorëheqjen: vodhi një sanduiç!

Një anëtar i parlamentit slloven dha dorëheqjen pasi vodhi një sanduiç nga një dyqan në Lubjanë ku ai tha se ishte injoruar nga personeli.

Marketing

Darij Krajcic tha për mediat vendase se ai ishte mërzitur që “u trajtua si i padukshëm” dhe vendosi të vërë në provë sigurinë e supermarketit.

Vjedhja kaloi pa u vënë re, por Marjan Sarec nga partia LSM, këmbënguli që ai më vonë të kthehej për të paguar.

Z. Krajcic ka kërkuar falje, duke thënë se i vinte keq për “eksperimentin e tij social”.

Kjo u mor vesh fillimisht kur ai ia tregoi anektodën, kolegëve deputetë në një takim të komitetit të mërkurën.

Anëtarët e tjerë të parlamentit filluan të tallen me këtë histori, por të enjten, kreu i LSM, Brane Golubovic, e dëni veprimin e z. Krajcic si “të papranueshëm”.

“Ai mori të gjitha përgjegjësitë e tij për të dhe dha dorëheqjen, duke e vendosur vetë”, tha z. Golubovic për mediat, “në përputhje me standartet e larta etike të LSM-së.

Krajcic u zgjodh në pralament shtatorin e kaluar, kur partia e qëndrës së majtë LSM e kryeministrit Marjan Sarec u bë faktori kryesor në koalicionin qeverisës.

Marketing