Deputetja e LDK-së e quan skandaloze ndarjen e mjeteve për familjarët e Grupit të Kumanovës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e ka quajtur skandal vendimin e Qeverisë Haradinaj për ndarjen e mjeteve për familjet e të dënuarve dhe të vrarëve në përleshjen e Kumanovës.

Marketing

Ajo vendimin për të përkrahur familjet e rastit ‘Kumanova’ e quan skandaloze, derisa përmend edhe dërgimin e veteranëve në pushime.

“Korrrupsion ka pothuajse çdo ditë, ju e keni pa, janë mbi 50 vendime të Qeverisë, nga ma skandalozet, ku ndahen para për të quar veteran në deti, qoftë kur ndahen familjeve të te akuzuarve për terrorizëm në rastin Kumanova dhe plotë vendime tjera. Çka nuk ka, ndahen taksat taksat e shtetit, për kësi lloje qëllime” , ka thënë Bajrami para deputetëve, transmeton Indeksononline.
Ajo ka përmendur edhe rritjen e numrit të këshilltarëve, ministrive e kordinatorët, të cilat sipas saj po i kushtojnë lartë buxhetit të shtetit.