Derbi i Premierligës përfundon në paqe, komplikohen punët për të dyja skuadrat

Manchester United dhe Liverpool kanë barazuar pa gola në derbin e xhiros së 27-të të Premierligës angleze.

Marketing

Dy skuadrat më të trofeshme në ishull nuk arritën të shënojnë dhe punët vështirësohen si për njërën në luftën për titull ashtu edhe për tjetrën në garën për vendin e katërt.

Liverpooli është në vendin e parë me 66 pikë, vetëm një më shumë se Manchester City që ka 65 pikë.
Manchester United bie në pozitën e pestë me 52 pikë, një më pak se Arsenali dhe dy më shumë se Chelsea.

Marketing