Derbi në Çair mbyllet me barazim 2-2

Pas përballjes së parë, gjatë ditës së shtunë, kur Boreci në transfertë mundi Vardarit, sot u zhvilluan 5 ndeshjet e tjera të javës së parë në elitën e futbollit vendor. Në derbin e javës, në stadiumin në Çair, Fc Shkupi dhe Shkëndija u ndalën me barazim 2-2. Vendasit avancuan në pjesën e para me golat e Darbo Dembos, ndërsa skuadra tetovare u përgjigjë me golin e Dorievit dhe Ahmedit.

Marketing

Në përballjet e tjera, Sileksi në transfertë mundi Bellasicën në Strumicë me rezultat bindëse 6:0, dhe arkëtoi pikë maksimale. Në Manastir, Pelisteri falë golit të Anes Hot-it, mundi Akademia Pandevin me 1-0. Nuk kishte gola në sfidën në Tetovë, në mes Renoës dhe Struga Trim Lum, ndërsa nga një gol shënuan Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Rabotniçki në sfidën e tyre të zhvilluar në lagjen e Gjorçe Petrovit.

Marketing