Deri më 31 mars, 2 500 kompani duhet të hyjnë në tregun energjetik

Deri më tani, 371 konsumatorë kanë dalë në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike. Këto janë kryesisht kompani private, ndërmarrje shtetërore dhe institucione publike.

Marketing

Sipas afatit të përcaktuar në Ligjin e Energjetikës, deri më 31 Mars të këtij viti, afro 2.500 kompani do të duhet të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke përfunduar kështu procesin e liberalizimit të plotë. Komisioni Rregullator i Energjetikës u bëri thirrje të gjitha subjekteve shtetërore që të shpallin me kohë prokurim publik për të zgjedhur një kompani që do t’i furnizojë me energji elektrike, përndryshe mund të mbeten pa të. Në vendin tonë furnizues universal i energjisë elektrike është EVN, ndërsa në treg energji elektrike ofrojnë edhe disa kompani të tjera.

Marketing