Deri në orën 10:00 kanë votuar 20 për qind e të burgosurve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë sot në orën 12:00 edhe daljen e parë për ygjedhjet Presidenciale, që kanë filluar sot me të burgosurit dhe personat e paaftë, trupet diplomatike që punojnë jashtë etj.

Marketing

Sipas zëdhënëses së KSHZ-së, me të drejtë vote në këto zgjedhje presidenciale janë 1 808 131 votues. Ditën e sotme janë hapur votimet në 32 vendvotime konsullore jashtë vendit ku gjithsej të drejtë vote kanë 1 781 votues jashtë vendit. Vendvotimet konsullore në SHBA dhe Kanada nuk janë hapur akoma për shkak të orës legale. Në 13 vendvotime nëpër entet përmirësuese-ndëshkuese të drejtë vote kanë 1 640 votues që kanë kërkuar të realizojnë të drejtën e votës, vendvotimeve janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin deri në 19:00, votimet deri më tani kanë rrjedhur normalisht. Deri në orën 10:00 kanë votuar 20 për qind e tyre.

Personat e sëmure dhe te pafuqishëm dhe personat që gjenden në arrest shtëpiak votojnë po ashtu sot. Si persona të sëmurë dhe të pafuqishëm në shtëpitë e tyre do mund të votojnë gjithsej 3 530 votues, ndërsa në arrest shtëpiak të drejtën e votës e kanë kërkuar 12 votues.

Për herë të pare mund të votojnë edhe pleqtë që ndodhen në azilet e pleqve, në dy shtëpi të tilla janë regjistruar 71 votues.

Ka pasur një interesim të madh për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve. Kështu nga KSHZ-ja deri më tani ka lëshuar 3 150 akreditime për vëzhgues të vendit, 410 vëzhgues të huaj dhe 20 gazetare te huaj.