Deri në orën 17 në Dibër kanë votuar 36 për qind

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë deri në orën 17 dita zgjedhore kalon pa kurrfarë probleme, por me jehonë të vogël nga zgjedhjet e kaluara lokale, veçanërisht në Qendër Zhupë.
Në Komunën Dibër deri në orën 17 në votim kanë dalë 6.737 persona me të drejtë vote apo 36 për qind nga gjithsej qytetarë të regjistruar. Në zgjedhjet lokale në vitin 2017, deri në orën 17, jehona ka qenë 40 për qind.

Marketing

“Anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor gjatë ditës i vizitojnë të gjitha 27 vendvotimet dhe deri më tani nuk janë vërejtur kurrfarë problemesh gjatë votimit. Shpresojmë se kështu do të jetë deri në fund”, thotë Elimra Bakalli, kryetare e Komisionit Komunal Zgjedhor në Dibër.

Sipas kryetarit të Komisionit Komuna Zgjedhor në Komunën Qendër Zhupë, Eran Zber deri në orën 17 në votim kanë dalë 881 persona me të drejtë vote apo 13 për qind.
Në zgjedhjet e kaluara lokale deri në orën 17 jehona e votuesve ka qenë 32 për qind.

Zgjedhjet në të dyja komunat i ndjekin edhe vëzhguesit e asociacionit qytetar “Most”, ndërsa një pjesë e vendvotimeve kanë vizituar edhe vëzhguesit e OSBE/ODIHR.