Deri tani 24 vepra penale për 29 persona që kanë shkelur ligjin me Kovid-19

Ministria e Punëve të Brendshme do të zhvillojë sot një takim pune me udhëheqësinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën do të ngrihet një shtab operativ dhe do të definohet në cilat pjesë Armata mund ta ndihmojnë MPB-në në realizimin e detyrimeve dhe ingerencave aktuale për përballjen me Kovid-19, pasi presidenti Stevo Pendarovski shpalli dje gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore.

Marketing

MPB-ja prej sot, sipas konkluzioneve të Qeverisë, do të fillojë lëshimin e deklaratave në gjuhën maqedonase dhe shqipe për çdo person që largohet nga vendi, me të cilën do të obligohen ata që të mos kthehen në vend në tre muajt e ardhshëm. Përjashtim do të jenë vetëm shoferët e kamionëve, të cilët kalojnë kufijtë shtetëror çdo ditë dhe qytetarët që largohen nga vendkalimet kufitare për arsye shëndetësore.
Këtë mes tjerash në pres-konferencë e tha ministri i Brendshëm Naqe Shulev, i cili tha se Sektori për Operacione Speciale i Policisë është duke ndërmarrë operacione në zonën e krizës në komunat Dibër dhe Qendra Zhupa, por është i angazhuar edhe në të gjithë vendin. Pjesëtarët e Sektorit e rregullojnë zbatimin e personave dhe automjeteve drejt dhe nga zona e krizës, dhe gjithashtu janë të përfshirë në zbatimin e vendimeve të qeverisë dhe kontrollin mbi të gjithë territorin e vendit.

“Fillimisht lidhur me veprimin të tetë Sektorëve të Punëve të Brendshme, dëshiroj t’ju informoj se që nga data e sotme, efektivët e policisë Shkup kryejnë sigurim të 230 personave me vendimet për vetizolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, si dhe të një mijë personave, të cilët janë me urdhër për vetizolimin, ndërsa deri më tani janë inspektuar 530 objekte hotelierike, ndërsa gjatë ditës në mënyrë plotësuese do të kontrollohen edhe 140 objekte hotelierike tjera”, tha Çulev.

Deri më tani janë parashtruar gjithsej 24 kallëzime penale kundër 29 personave, pjesa më e vogël prej tyre sipas nenit 205 nga KP i RMV “transmetim i sëmundjes ngjitëse”, ndërsa pjesa më e madhe sipas nenit 206 – “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, si dhe tre njoftime deri te PTHP e që kanë të bëjnë me nenin 206 të KP.

Ish drejtoresha e Klinikës për sëmundje të lëkurës Nina Caca Biljanovska ka hyrë në vend më 29 shkurt, dhe siç vërejti Çulev kundër saj dhe të gjithë atyre që shkelën nenet 205 dhe 206 të KP-së, janë parashtruar parashtresat e duhura në Prokurorinë Publike.

Deri më tani, sipas informacioneve të tij nuk ka masa të shqiptuara burgim për kundërvajtësit e këtyre neneve, janë shqiptuar gjoba, të cilat arrijnë deri 2.500 euro.

Marketing