Në emisioni “Hapur në Alfa”, kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski përgjigjet në pyetjen nëse ka rrezik se nuk do të plotësohet kushti prej 40% duke thënë se “pas maksimumin në zgjedhjet e fundit kuvendare, ku rreth 1 milion votues, tashmë në zgjedhjet lokale numri u ul, dhe duke parë ndodhitë politike, pritjet nuk janë optimiste dhe mund të jetë rëndë. Në periudhën që vjen partitë politike duhet të angazhohet për t’i bindur votuesit në programet e tyre”.

Në lidhje me votimin e mërgatës, sipas Derkoskit, ekziston një problem rreth organizimit. Për shembull, në vitin 2016 mbi 600 mijë euro janë shpenzuar për organizimin e votimit jashtë shtetit, dhe janë paraqitur rreth 20.000 mijë vota në mërgatë, kurse kanë votuar vetëm tetë mijë.

“Duhet të gjendet zgjidhje gjithëpërfshirëse ku do të kursehet dhe do të lehtësohet votimi jashtë, sepse mes tjerash ata duhet të udhëtojnë me mijëra kilometra për të arritur në vendvotim dhe të votojnë”, thotë Derkoski.