Derkoski: Gjithçka është gati për zgjedhjet e së dielës

Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Oliver Derkoski dhe anëtarë të KSHZ-së sot në mëngjes e ndoqën procesin e marrjes dhe distribuimit të materialit zgjedhor që e përpunoi shtypshkronja e Manastirit “Kiro Dandaro”.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor e morri materialin e zgjedhor, fletëvotimet dhe materialin tjetër të nevojshëm për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, si dhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave Ohër, Dibër dhe Novo Sellë.

“Gjithçka është gati. Anëtarët e KSHZ-së e morën materialin dhe u nisën drejt destinacioneve të veta për ta dorëzuar atë materia në KKZ. Gjithçka zhvillohet në mënyrë të përkryer dhe konsideroj se të dielën nuk do të ketë kurrfarë problemi në kuptim të cilësisë së materialit zgjedhor”, deklaroi kryetari i KSHZ-së, Derkoski.