Derkoski: Gjithçka gati për referendumin e nesërm

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Oliver Derkoski në një intervistë për MIA-n theksoi se Komisioni është i gatshëm për referendumin e nesërm dhe shpreson për një ditë të suksesshme pasi, siç thotë ai, deri tani nuk ka elemente apo njohuri që do të çonte në të kundërtën.

Marketing

“Qytetarët janë të vetëdijshëm se kanë të drejtë të ushtrojnë ose jo të drejtën e tyre të votës”, theksoi ai, duke iu referuar nenit 7 të Ligjit për referendum.

Javën e kaluar kanë përfunduar trajnimet e komisioneve zgjedhore komunale dhe bordeve zgjedhore për referendumin dhe anëtarëve të tyre ka theksuar Derkoski, u është thënë se kanë një detyrë të përgjegjshme dhe se duhet të jenë të kujdesshëm në ditën e votimit që gjithçka të shkojë në rendin e duhur dhe të respektojnë ligjin.

“Ata nuk duhet të shkelin asnjë procedurë sepse gjobat e parashikuara në Kodin Penal janë drakoniane. Shpresoj që niveli i kulturës dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve tanë, anëtarë të KZ-ve si organ zgjedhor është pak më i lartë dhe se ata nuk do t’i lejonë vetes që për askënd dhe asgjë të bëjnë një incident të këtij lloji dhe më pas t’i përgjigjen dikujt”, tha Derkoski.

KSHZ-ja të dielën do të ketë një eip kujdestarie i cili do të përgjigjet në thirrjet telefonik në numrin 0800 555 44, të hapur për raportimin e parregullsive dhe vërejtejve në procesin e votimit.

Marketing