Derkoski: KSHZ e gatshme për zgjedhjet presidenciale

KSHZ është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve presidenciale deklaron Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski.

Marketing

KSHZ është e gatshme që të mbajë ciklin e ardhshëm zgjedhor, më 8 shkurt do të caktohen zgjedhjet. KSHZ vetëm se ka bërë disa aktivitete që të jetë e gatshme pas caktimit të zgjedhjeve që të mund t’i respektoj të gjitha afatet e caktuara”, tha Derkoski.

Siç ka paralajmëruar kryeparlamentari Talat Xhaferi, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa raundi i dytë eventual do të mbahet më 9 maj.

Votimi elektronik dhe baza biometrike e të dhënave të votuesve duhet të jenë dy risitë teknologjike të cilat do të duhet së shpejti të aplikohen nga KSHZ-ja në ciklet zgjedhore. Kështu vlerësojnë ekspertët e organizatave ndërkombëtare të cilët bashkëpunojnë me KSHZ-në në zgjedhje. Kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski tha se këto teknologji zgjedhore duhet të zbatohen edhe në Maqedoni por nuk do të mund të aplikohen aq shpejt deri në zgjedhjet presidenciale.

Marketing