Derkoski: KSHZ është e gatshme, vetëm duhet të caktohet data e zgjedhjeve

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Oliver Deskoska u shpreh se KSHZ është e gatshme për zgjedhje, por së pari duhet të caktohet data e zgjedhjeve.

Marketing

“KSHZ është e gatshme të vazhdojë me aktivitetet zgjedhore, por së pari duhet të caktohet se në cilën ditë duhet të mbahen zgjedhjet”, shprehet Derkoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese ta anulojë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 12 prill dhe pret nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhafet që t’i shpallë për ndonjë termin tjetër.

Për përgatitje teknike, fushatë dhe përditësim të Listës Zgjedhore nevojiten 50 ditë.

Marketing