Derkoski: KSHZ-ja e gatshme për rrethin e dytë të votimit

Pa kurrfarë probleme janë dorëzuar të gjitha materialet zgjedhore deri tek të gjitha komisionet zgjedhore dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor është i gatshëm për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, deklaroi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

Marketing

“Nesër do të votojnë 1.640 të burgosur, si dhe rreth 4.540 persona të paraqitur si të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe shtatë persona të zhvendosur”, deklaroi Derkovski.
Gjithsej 4.250 persona janë të akredituar në rrethin e dytë të zgjedhjeve, informoi në seancën e sotme publike, kryetari i KSHZ-së, Derkovski.

KSHZ-ja në seancën e sotme të 37-të publike i pranoi të gjitha kërkesat për akreditim për mediume të huaja dhe vendore dhe vëzhgim të zgjedhjeve presidenciale nga organizatat vendore dhe të huaja.

Derkovski deklaroi se kanë akredituar 3.381 persona për vëzhgim të brendshëm dhe rreth 520 vëzhgues të jashtëm, si dhe 289 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj.

KSHZ-ja në seancën e sotme vendosi edhe për disa ankesa nga qytetarët për largimin e të drejtës për të votuar.

Në pjesën e parë të fushatës nga ajo që e ka KSHZ-ja si të dhëna, janë shpenzuar 48 milionë denarë për pagesën e mediumeve, në pajtim me programet e tyre të dorëzuara dhe ato janë paguar.

Marketing