Derkovski: Rreth 1.8 milionë votues janë në listë zgjedhore

KShZ të mërkurën do ta përmbyll regjistrin zgjedhorë i cili pritet të ketë 1 milion e 814 mijë qytetarë.Kreu i saj, Oliver Derkovski, pas një takimi me ministrin e brendshëm, Naqe Çulev, tha se kanë përfunduar të gjitha aktivitetet e nevojshme dhe përpunimi i të dhënave.Ai siguroi qytetarët për një regjistër zgjedhorë mirë të pastruar teksa shtoi se të gjithë duhet të japin kontribut që ky proces zgjedhor të zbatohet në mënyrë sa më të mirë të mundshme.

Marketing
“Nuk mund ta them numrin e saktë, por 1.814.000 dhe disa qindra votues do të jenë në listën zgjedhore në këto zgjedhje. Do të presim deri të mërkurën kur përfundimisht do ta bëjmë të ditur numrin e saktë. Pastrimi në kontinuitet i regjistrit zgjedhorë që po zbatohet në KShZ nëpërmjet njësive rajonale, dhe të dhënat në kontinuitet nga ana e MPB-e  bëjnë që ky regjistër të jetë në nivel të lartë i pastruar dhe mendoj se qytetarët nuk duhet të shqetësohen nëse regjistri zgjedhorë është në rregull ose jo.”,- tha kryetari i KShZ-së, Oliver Derkoski.
Marketing