Dervishi: Me shumë dyshime përzgjedhet logoja e Teatrit shqiptar (foto)

Pas publikimit të lajmit në portalin “shprehja”, u sulmua në mënyrë të egër dhe pa argumente, Anita Latifi me cinizëm e mbronte Teatrin Shqiptar, por të vërtetën duhet ta dinë të gjithë.
Për neve nuk është e kontestushme përzgjedhja e logos fituese, përkundrazi i dëshirojmë shumë suksese, por mënyra si u shpall dhe nga cila, lindin shumë dyshime se Teatri Shqiptar e ka përzgjedh para kohe fituesin (12 orë para publikimit të lajmit zyrtar nga ana e Teatrit Shqiptar)
Anita Latifi në profilin e saj në Facebook publikon lajmin me foto të fituesit të posa zgjedhur, lind pyetja se si e kuptoi para kohe fituesin dhe sa kohë kishin për të shtyp logon e re në materiale (filxhane, stilolapsa, notes etj)

Marketing

Në mungesë të transparencës të instutucionit përkatës, e pamë të arsyeshme që të reagojmë publikisht për tu zbardh e vërteta.
Kur është fjala për drejtësi, të gjithë e kërkojmë atë, por në realitet shpeshëherë ndodh e kundërta.

Thuhet se teatri bashkon popullin.
Me zgjedhjen e logos për Teatrin Shqiptar ju lëre se nuk bashkuat diçka por i përdhoset edhe kriteriumet të cilat ju vetë i vendosët.
Pyetje publike: Deri kur do jeni në shërbim të kaubojëve që fituesi të zgjedhet nga ndonjë kafiteri vetëm e vetëm se është familjarë i dikujt “të fortit”
Ju jeni shkatërrues të kulturës së ndritur shqiptare, ju nuk perfaqësoni artin për atë edhe gjendja është e tillë.
Ju lumt, ju nuk e lejoni që truri vizionar i rinisë të shpalosë vlerat estetike, ju me ngulm dini ta asgjësoni atë. Arti i vetëm i juaji është të zbehen idetë. Ju lumt!
Ka shkruar Bunjamin Dervishi në profilin e tij ë facebook.

Marketing