Deschamps befason me deklaratën e tij pas humbjes nga Turqia

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps thotë se nuk pati asnjë gjë pozitive tek ekipi i tij pas humbjes 2:0 nga Turqia të shtunën, transmeton zeri.info

Marketing

Kampionia e botës u befasua duke u mposhtur 2:0 nga turqit në ndeshjen e vlefshme të grupit H për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2020.

“Kur është një paraqitje e tillë kolektive, nuk ka asgjë pozitive. Ne nuk e luajtëm lojën tonë ndaj një skuadre që luajti siç deshi dhe ne nuk ishim prezent. Nëse luajmë pa dëshirë, edhe pse jemi kampionë të botës, ndodh kjo”, deklaroi Deschamps.

“Ne e morëm një shuplakë të mirë sonte (e shtunë) dhe ne do ta analizojmë atë. Nuk ka asgjë tjetër për t’u thënë”, shtoi francezi.

Marketing