Deschamps: Ja çfarë i kemi bërë Messit dje

“Kishim dy mundësi. E para, të mos lejonim që topi të shkonte te këmbët e tij. E dyta, kur topi të merrej nga Messi, njëri ta sulmonte, ndërsa tjetri t’i qëndronte pranë. Messi ishte objekt i veçantë i vëmendjes”,

Didier Deschamps ka folur pas kualifikimit në çerekfinalen e Kupës së Botës.

Përzgjedhësi i Francës tregoi se si ekipi i tij arriti ta markojë për mrekulli Leo Messin.

“Mendoj se homologu im argjentinas donte që t’i jepte më shumë liri, në mënyrë që Messi të vinte pas krahëve të mesfushorëve tanë. Por ne u përshtatëm dhe e neutralizuam. Kante ishte gjithmonë pas tij”, deklaroi Deschamps.

“Kishim dy mundësi. E para, të mos lejonim që topi të shkonte te këmbët e tij. E dyta, kur topi të merrej nga Messi, njëri ta sulmonte, ndërsa tjetri t’i qëndronte pranë. Messi ishte objekt i veçantë i vëmendjes”, shtoi ai.

evn